Pas negociatave disa javore, PD dhe PS kanë gjetur gjuhën e përbashkët sesi do të verifikohen njerëzit që do të hetojnë zyrtarët e lartë.

Report Tv zbardh formulën e dakordësuar pasditen e së enjtes dhe që do të rikthejë sërish opozitën në komisionin e reformës në drejtësi.

Sipas saj, pranohet kushti i opozitës për të ngritur një komision ad hoc për të verifikuar gjyqtarët, prokurorët e posaçëm dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por ky Komision do të jetë funksional pas 2-4 viteve. Deri në atë kohë hetimi i njerëzve që do të hetojnë zyrtarët e lartë do të bëhet nga komisioni i vettingut.

Gjetjen e një dakordësie mazhorancë-opozitë e njoftoi më herët në kuvend dhe nënkryetari demokrat i komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi.