?Ahengu shkodran me këngëtarë të rinj? ka nisur mbrëmjen e së enjtes edicionin e katërt në qytetin e Shkodrës. Koncerti ku performuan kryesisht këngëtarë të rinj u mbajt në oborrin e muzeut historik ?Oso Kuka?.

E pranishme në këtë koncert ishte dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka mbështetur rikthimin e traditës së këngës së vjetër shkodrane përmes këtij koncerti.

Para nisjes së ahengut shkodran, Bardhyl Hysa, drejtori artistik i qendrës kulturore ?Pjeter Gaci?, u shpreh se Shkodrës nuk i mungojnë talentet e reja që do të vijonë të ruajnë këtë traditë koncertore.

Këngëtari i mirenjohur Bujar Qamili ndihet i lumtur që këta këngëtare të rinj nuk e harrojnë këngën shkodrane.