Gjykata e Sarandës ka vendosur masën arrest me burg pa afat edhe për të arrestuarin e tretë për vrasjen e Aleksandër Bardhit.<br /> <br />Eduard Gjonaj 38-vjeç do të qëndrojë në burg së bashku me Fernando Dedën 25 vjeç dhe adoleshentin Gj. A. 16 vjeç deri në përfundim të hetimeve dhe vendimit të gjykatës.<br /> <br />Tre të arrestuarit akuzohen për vrasjen e vëllait të ish-kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë, Aleksandër Bardhi.
