Nata finale e festivalit Etno Folk që u mbajt katër ditë rresht në Tiranë solli një varg interpretimesh origjinale të këngëve e valleve popullore. Janë ngjitur në skenë grupe artistike të ardhura nga Berati, Kuçova, Mirdita, Mati, Kosova e grupi polifonik i Himarës.

Grupi i Mirditës i drejtuar nga Gjergj Marku ka sjell përveç këngëve të njohura edhe valle të rralla të trevës së Mirditës, të interpretuara me elegancë dhe mjeshtëri nga të rinjtë.

Për sjelljen në skenë të këtyre valleve pothuajse të harruara Gjergj Marku rrëfen më tepër.

Kënga popullore në Mirditë falë autorit të njohur të teksteve të këngëve Gjok Beci ka fituar cilësinë edhe për interpretime me tekste bashkëkohore, ku nuk munguan edhe këngët satirike.

Ndërsa një këngë patriotike dhe historike për Kosovën u këndua nga një nga zërat më të bukur të trevës Mrika Trumshi.