Rikonstruksioni i rrugës "28 Nëntori" në qytetin e Elbasanit, ka sjellë prerjen e disa drurëve frutorë portokalle. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qartë atë që banorët e këtij qyteti e ka cilësuar masakër.

Portokallet e prera për tokë dhe frutat e përhapura në rrugë.

Mësohet se Bashkia e Elbasanit e ka justifikuar prerjen e pemëve me zgjerimin e rrugës, ndërsa ka shtuar se ato do të zëvendësohen me pemë dekorative.

Këto portokalle ishin shumë të bukura dhe njëherazi pemë disa vjeçare dhe ndër të rrallat në qytetin e Elbasanit.