Nëna e autorit të masakrës së dyfishtë në Dajç të Shkodrës ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë e ka pritur me lot e vajtim djalin e saj përpara derës së sallës ku po jepej masa e sigurisë.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshortja e djalit të saj dhe fëmija i vogël.

Ndonëse efektivët e policisë janë munduar që ta qetësojnë atë, nëna e Miklovan Parubit nuk është përmbajtur dot duke shpërthyer në lot për të birin dhe krimin e kryer prej tij.

?Ti nuk ke vrarë asnjë pulë në jetën tënde, ty të çuan në këtë rrugë, ti ke qenë i mirë? ka thënë kështu nëna e Miklovanit.

Miklovan Parubi qëlloi për vdekje dy persona dhe plagosi katër të tjerë pas humbjes që pësoi në një lokal të fshatit pasi kishte humbur në një lojë pokeri.