Parlamenti pritet të votojë sot 6 projektligjet e paketës së Reformës në sistemin e Drejtësisë që bëjnë funksionale ndryshimet kushtetuese.<br /><br />Maxhoranca dhe opozita pritet të bashkojnë votat vetëm për një prej projektligjeve. Bëhet fjalë për projektligjin ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?, ose siç njihet ndryshe, ligji i SPAK-ut.<br /><br />Ky është i vetmi projektligj që opozita ka deklaruar se do ta votojë, për shkak se në këtë draft janë reflektuar shqetësimet e pakicës, lidhur me kontrollin e figurës dhe pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të strukturave antikorrupsion.