Surprise Me!

Report TV - PD voton vetëm SPAK-un, PS kalon pa opozitën 4 ligjet e tjera

2016-10-17 0 Dailymotion

Kuvendi miratoi me unanimitet mazhorancë-opozitë ligjin për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). 122 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, shkuan për një prej ligjeve më të rëndësishme të paketës së reformës në drejtësi. <br /><br />Mazhoranca ka miratuar me 86 vota "pro" dhe 1 abstenim edhe 4 ligje të tjera të reformës në drejtësi. Vota abstenuese është ajo e kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. <br /><br />Katër ligjet e miratuara janë Ligji për Statusin e Gjyqtarëve e Prokurorëve, ligji për Organizimin e Prokurorisë, Ligji për Organizimin e Gjykatës Kushtetuese, ligji ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe ligji ?Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë?.

Buy Now on CodeCanyon