Edi Paloka mohon që PD të ketë përplasje me SHBA e kjo konfirmohet me pritjen që i është bërë në nivelet më të larta të SHBA, kreut të opozitës, Lulzim Basha.<br /> <br />Numri dy në PD, gjatë një interviste për REPORT TV në ?5 pyetjet nga Babaramo? ripërsërit qëndrimin e kryetarit Basha se askush nuk mund të përcaktojë detyrimet që ka PD para elektoratit.<br /> <br />Nënkryetari i Partisë Demokratike e konsideron të papranueshme heshtjen e ambasadorit Lu pas deklaratës së kryeministrit i cili fton opozitën që akuzat e saj t'ia paraqesë ambasadorit amerikan.
