Surprise Me!

Report TV - Rama, edhe në Manzë me stemën e kombëtares së Italisë në jelek

2016-10-17 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama është një tifoz i thekur i kombëtares italiane, gjë të cilën ai nuk nguron ta shfaqë edhe publikisht.

Jo më larg se dy ditë më parë, kreu i qeverisë ishte në stadiumin "Loro Boriçi" për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Spanjë dhe kishte veshur një xhup ngjyrë blu me stemën e Italisë në krah.

Sot, në një takim me fermerët e Manzës, Rama kishte veshur një jelek po me stemën e kombëtares italiane.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga pjesëmarrësit. Një banore e Manzës, e cila u identifikua si italiane, e komplimentoi kryeministrin për veshjen, duke i thënë se jeleku me stemën e Italisë ishte shumë i bukur.

Buy Now on CodeCanyon