Katër autobusë me nxënës nga Kosova, të cilët vizituan qytetin e Vlorës, janë bllokuar për zënie të hapësirës së parkimit me pagesë. Siç dihet, parkingjet në qytetin bregdetar menaxhohen nga një kompani private dhe kanë qenë punonjësit e kësaj të fundit ata të cilët u kanë vendosur bllokues te gomat autobusëve. <br /><br />Në Vlorë ndodheshin rreth 15 autobusë me nxënës nga Kosova, ndërsa katër prejt tyre, pasi kanë shëtitur për rreth dy orë, kanë zënë parkingjet me pagesë.
