Reshjet e dendura të shiut të dy ditëve të fundit kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Rrëshenit në Mirditë.<br /><br />Unaza e qytetit rrezikon të shembet nga prurjet e Lumit Zmeja.<br /><br />Rrjedha e fortë e Lumit ka dëmtuar argjinaturën mbrojtëse të këtij segmenti rrugor. Gërryerjet i janë afruar trasesë së rrugës në dy vende, në një gjatësi prej 120 metra linear.