Reshjet e shiut që kanë rënë me intensitet të lartë në të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit.<br /><br />Situata më problematike paraqitet në Kurbin, aty ku nga reshjet kanë ngordhur edhe 100 krerë bagëti.<br /><br />Siç raportohet nga gazetari i Report Tv në këtë zonë, sasia e madhe e ujit ka marrë me vete 100 krerë bagëti të imta ku dëmi i shkaktuar është 2 milion lekë për blegtorin.