Surprise Me!

Report TV - Shkolla 'Petro Nini Luarasi' terrene sportive,Veliaj:Për gjithë komunitetin

2016-10-17 1 Dailymotion

Një tjetër shkollë në Tiranë ofron më shumë terrene sportive moderne që do shërbejnë jo vetëm për nxënësit, por edhe për banorët e zonës përreth. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e ambienteve sportive të gjimnazit ?Petro Nini Luarasi?, të cilave i është shtuar edhe një fushë e veçantë tenisi.<br /><br />Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj, ndërsa inspektoi përfundimin e punimeve, tha se në këtë mënyrë nxënësit do të kenë mundësi të zhvillohen jo vetëm nga ana arsimore, por edhe fizikisht.<br /><br />?Më vjen shumë mirë që kemi arritur në një fazë ku pas rregullimit që i kemi bërë çerdheve, kopshteve, po fokusohemi tek shkollat. Por ne nuk e kuptojmë shkollën vetëm si një vend ku fëmijët e nxënësit ?parkohen? disa orë gjatë ditës, teksa prindërit shkojnë në punë, por si një vend ku zhvillohen mendërisht, por edhe fizikisht, dhe kjo është arsyeja pse kjo është shkolla e dytë model me terrene moderne sportive?, tha kryebashkiaku Veliaj.

Buy Now on CodeCanyon