Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Laprakës në Tiranë. <br /><br />Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore, teksa kjo e fundit ka qenë duke kaluar semaforin. <br /><br />Viktimë e këtij aksidenti është identifikuar shtetësja Age Beqiri, 58-vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është A.C. Ky i fundit është shoqëruar nga policia në komisariat.