Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë festuar 18 ? vjetorin e krijimit të Batalionit të Forcave Speciale. Në ceremoninë e organizuar në mjediset e këtij batalioni në Zall-Herr, morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetët të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ushtarakë të lartë e mjaft të ftuar.