Surprise Me!

Report TV - Ekskluzive/ Zyra e BE:Ligji për mbetjet sipas direktivave tona

2016-10-18 6 Dailymotion

Bashkimi Evropian konfirmon qëndrimin e kryeministrit Rama, se ndryshimet e fundit të bërë në ligjin për importin e mbetjeve, janë një domosdoshmëri në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së.<br /><br />Duke i kthyer përgjigje disa pyetjeve të ?Shqiptarja.com? për këtë çështje, Delegacioni i BE-së në Tiranë, përmes përgjegjëses së zyrës për informimin dhe komunikimin, Dasara Zeneli, tha se ligji i vitit 2013 nuk ishte në përputhje me parashikimet e rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe se përbënte një shqetësim në këtë drejtim.<br /><br />Sa i takon infrastrukturës së kontrollimit doganor, zyra e BE-së bën me dije se vendi ynë ka përparuar në këtë drejtim, dhe në këtë aspekt ka pasur një ndihmesë të madhe financiare nga Bashkimi Evropian.

Buy Now on CodeCanyon