Surprise Me!

Report TV - Zbulohet Kompania e anëtarëve të Ndrangheta në Shqipëri

2016-10-18 10 Dailymotion

Grupi mafioz Italian Ndragheta ka tentuar të marrë tenderin e një autostrade në Shqipëri në vitin 2011 duke korruptuar dy zyrtarë të qeverisë Berisha. Mediat italiane, të cilat kanë publikuar dëshminë e një të penduari të drejtësisë, kanë zbardhur të gjithë skemën se si anëtarët e organizatës mafioze kishin rënë në kontakt me zyrtarë shqiptarë, me të cilët ishte rënë dakord për pagesën 10 përqind të vlerës totale të projektit, dhe rolin e një polici, i cili sipas dëshmitarit ishte prezent në çdo udhëtim të anëtarëve të organizatës mafioze nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas.<br /><br />Biznesmeni Pino Giglio ka dëshmuar se, sëbashku me disa persona në vitin 2011 dëshironin të pasuroheshin duke bërë biznes në Shqipëri, të përfshiheshin në ndërtimin e një autostrade pranë Tiranes.<br /><br />Pikërisht në vendin tone, shkruajnë mediat italiane Giglio dhe një tjetër person i quajtur Paquale Riilo i cili merrej me transkasione fiktive krijuan një shoqëri, ?Italcantier?, së bashku me një shqiptar me inicialet R. M. Së bashku ata ishin gati të futeshin në një biznes fitimpurës duke i paguar ryshfet dy zyrtarëve të qeverisë siç dëshmon italiani Giglio.

Buy Now on CodeCanyon