Kreu i Partisë Demokratike akuzon kryeministrin Rama se po mbron shkaktarët për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.<br /> <br />?Kjo qeveri prej ditës së parë i ka shërbyer vetëm interesave të veta. Ky kryeministër nuk e ka pas mendjen dhe nuk e ka mendjen tek interesi qytetar por vetëm tek xhepi i vet.<br /> <br />Këtu shembujt i keni të shumtë. Ju keni shembull dramën e familjes Gjoklaj. Pasi ndodhi vdekja tragjike e Arditit ka vetëm heshtje, ka vetëm heshtje dhe fshehje të fajtorëve.
