Surprise Me!

Report TV - 1.3 ton drogë, flasin punëtorët e hashashit: Ja kush na punësoi

2016-10-21 10 Dailymotion

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë duke lënë në burg 5 nga 11 personat e arrestuar në laboratorin e drogës në Derven të Fushë Krujës, ndërsa ka liruar 16 vjeçarin me iniciale E.N.

Para gjykatës të ndaluarit janë shprehur se kushtet ekonomike i kanë detyruar të pranojnë ofertat e Kujtim Rexhepit për të punuar në kapanonin ku u gjet dhe sekuestruar 1.3 ton drogë e gatshme për t?u hedhur në treg.

?Pranuam të punonim në fabrikën e drogës për shkak të kushteve të këqia ekonomike?. Kështu rrëfyen para togave të zeza, 2 nga 11 të arrestuarit nga Policia e Shtetit gjatë operacionit ku u zbulua laboratori i drogës në Derven të Fushë Krujës.

Besmir Vathi që shihni deklaroi se ai ishte punëtorë në laborator dhe shpesh herë kryente dhe rolin e rojës në magazinë.

18 vjeç, Besmir Vathi i ka mbushur në gusht, tre muaj më parë dhe sipas tij, në fabrikën e drogës në Derven punonte për shkak të kushteve ekonomike të dobëta dhe për të ndihmuar familjen.

Buy Now on CodeCanyon