Një nga projektligjet më të rëndësishme të propozuara nga partia e dytë e koalicionit qeverisës në këtë mandat, ?Për koncesionet?, do të dalë më në fund nga sirtarët dhe pritet të votohet në kuvend të enjten e ardhshme.<br /><br />Përmes kësaj nisme, LSI kërkon që të gjitha koncesionet të miratohen nga parlamenti, duke rritur kështu kontrollueshmërinë ndaj qeverisë.<br /><br />Një grup deputetësh të LSI, propozuan në 16 shkurt 2016 projektligjin ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 3/2013 ?Për koncesionet dhe partneritetin publik privat?, të ndryshuar?.