Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Kurbini se Partia Demokratike është e gatshme të mirëpresë çdo forcë politike dhe çdo shqiptar që qëndron dhe lufton kundër krimit, drogës, inkriminimit.

Në dëgjimin dhe bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD, Basha tha se droga nuk mund dhe nuk do të jetë alternativë për shqiptarët.

"E dimë që droga nuk është zgjedhja e shqiptarëve, nuk është zgjedhja e burrave dhe grave të ndershëm, është alternativa e vetme, mundësia e vetme që iu dha Edi Rama. Një mundësi që i skllavëron ata ndërkohë që pasuron vetëm një grusht njerëzish.

Është fondi që Edi Rama ka bërë gati për veten e tij për të kapur, blerë, prishur zgjedhjet e radhë. Dhe për këdo tjetër është mallkim, është skallavërim, është ankth, është vrasje, është plagosje, varfërim.

Nuk mund të kthehet në model trafikanti për fëmijët e shqiptarëve, nuk mund të lejojmë të kthehet në model.