Surprise Me!

Report TV - Ilir Meta: Nuk kandidoj për LSI për një mandat, por për ta ngritur

2016-10-23 0 Dailymotion

?Në 6 nëntor unë do të jem kandidat për kryetar i LSI-së, jo thjesht për të marrë një mandat të ri të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por e shoh këtë mandat të ri si mundësinë më të mirë që ta investoj për të ngritur LSI-në në një stad më të lartë, më të ri, më cilësor, më përfaqësues, më gjithëpërfshirës dhe për të realizuar një LSI shumë më të re e cila e ndihmon Shqipërinë që të ecë me hapin e ëndrrave të të rinjve?.

Kështu deklaroi Ilir Meta gjatë njtë takimi me strukturat në Durrës ku u shpërndanë 300 karta të reja anëtarësimi të LSI.

Gjithashtu Meta tha se Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve dhe se për ta bërë këtë duhen përfshirë gjithnjë e më shumë në vendimmarrje të rinjtë.

?Në programin tim për të ardhmen, fuqizimi i LRI-së në të gjithë strukturat vendimmarrëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim është prioritet kryesor.

Dhe që të ecë me këtë hap dhe këtë ritëm, padiskutim këtë mund ta realizojmë vetëm duke i përfshirë të rinjtë gjithnjë e më shumë në mënyrë thelbësore në vendimmarrje.

Këtë punë po e bën shumë mirë LRI-ja dhe për realizimin e këtij projekti ju keni mbështetjen time më të plotë?, tha Kryetari i LSI-së.

Buy Now on CodeCanyon