Mëngjesin e ditës së sotme janë gjetur në hidrovorin e Shllinzës në Lezhë 17 thasë të mbushur me kanabis.

Pas njoftimit nga banorët, policia ka nisur hetimet, pasi mund të jenë fshehur nga kultivuesit.

Thasët mund të jenë hedhur edhe nga frika e kontrolleve të policisë në zonë, por uji i ka hapur dhe shkatërruar.

Policia po kontrollon të gjithë zonën për të identifikuar dhe arrestuar autorët.