Për kreun e qeverisë, Edi Rama, nuk përbën aspak shqetësim rritja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në elektorat. Duke hedhur poshtë zërat e përhershëm për prishje të koalicionit, nga Gjirokastra, Rama theksoi se ka terren për të gjithë, madje këto dy parti mund të rriten së bashku.<br /> <br />"Kjo nuk ka asnjë lidhje. Ne jemi në punën tonë, LSI është në punën e saj. Jemi dy parti të një aleance dhe terreni është kaq i madh që, jo vetmë ka vend për t'u rritur së bashku, por ka edhe nevojë për t'u rritur së bashku", u shpreh Rama.
