Surprise Me!

Ora News – Basha çel “ankandin zgjedhor”: Mirëpresim çdo forcë politike

2016-10-24 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Kurbini se Partia Demokratike është e gatshme të mirëprës çdo forcë politike dhe çdo shqiptar që qëndron dhe lufton kundër krimit, drogës, inkriminimit.
Në dëgjimin dhe bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD, zoti Basha tha se droga nuk mund dhe nuk do të jetë altërnativë për shqiptarët.
?Droga është fatkeqësi, droga sjell krim, droga është mallkim?, tha zoti Basha.
Basha: ?E dimë që droga nuk është zgjedhja e shqiptarëve, nuk është zgjedhja e burrave dhe grave të ndershëm, është alternativa e vetme, mundësia e vetme që iu dha Edi Rama. Një mundësi që i skllavëron ata ndërkohë që pasuron vetëm një grusht njerëzish.
Është fondi që Edi Rama ka bërë gati për veten e tij për të kapur, blerë, prishur zgjedhjet e radhë. Dhe për këdo tjetër është mallkim, është skallavërim, është ankth, është vrasje, është plagosje, varfërim. Nuk mund të kthehet në model trafikanti për fëmijët e shqiptarëve, nuk mund të lejojmë të kthehet në model.
Nuk mund të lejojmë që në klasat e fëmijëve tanë të digjet hashash e të drogohen, e të helmohen siç ndodhi para një jave në Paskuqan apo në Fushë ?Krujë. Ne nuk mund ta lejojmë kurrë dhe nuk do ta lejojmë kurrë. Për këtë na duhet një bashkim i madh. Shumica e shqiptarëve janë me ne. E izoluar dhe më e pakët se kurrë në numër është banda që kemi përballë.?
Lideri i opozitës theksoi së mbulimi i Shqipërisë me drogë një vit para zgjedhjeve është pakti i Edi Ramës me krimin, në mënyrë që me para, me presione dhe me shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-cel-ankandin-zgjedhor-mirepresim-cdo-force-politike/

Buy Now on CodeCanyon