Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i cilësoi marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Serbisë në nivele shumë të ulëta.
Duke folur në forumin e biznesit Shqipëri ?Serbi ku e nisi fjalën me ngjarjen e dy viteve më parë kur më 14 tetor në stadiumin e Beogradit u shfaq droni me hartën e Shqipërisë së Madhe duke e marrë si shembull se si kanë ndryshuar marrëdhëniet midis vendeve kërkoi qe të punohet më shumë për të rritur shkëmbimet tregtare dhe nivelin e investimeve.
Rama: Në vitin 2015 janë 180 milionë euro. Janë shumë pak. Por, ama mjafton si shenjtë që kjo vetëm është e mundur, por është tanimë e domosdoshme që ne të zhvillojmë më tutje një proces ku të dyja vendet të jenë destinacion për sipërmarrjen.
Rama gjithashtu deklaroi se është shumë e rëndësishme që të punohet për eliminimin e barrierave doganore.
Rama: Për të thjeshtuar procedurat e kalimit nëpër kufi të mallrave, për të mos detyruar kompanitë që të kërkojnë dy palë letra, një palë nga njëra anë, një palë nga ana tjetër.
Kryeministri Serb Aleksandër Vuçiç gjithashtu theksoi se pavarësisht paragjykimeve shtimi i marrëdhënieve midis dy vendeve do sjellë vetëm përfitime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rama-ne...