Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demoktatike Lulzim Basha, ishte në Laç ku pa nga afër gjendjen e familjeve të prekura nga përmbytjet.
Fillimisht, Basha u ndal në familjen Menga për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të babit të 4 fëmijëve Kolë Menga.
Banorët treguan momentin e vërshimit të ujit. U ankuan për mos kryejrjen e invetarit të dëmeve nga bashkia si dhe treguan situatën e vështirë më të cilën përballen pas përmbytjeve
Z Basha kërkoi marrjen e masave, ndërsa akuzoi qeverinë se paratë i përdor për fasada dhe jo për të dëmshpërblyer dhe ndihmuar familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore.
Basha: ?Investime për këtë punë nuk ka pasur, investimet shkojnë për fasada, në vend që të shkojnë për të ndihmuar njerëzit, se kjo është hera e 3 brenda 2 viteve që ndodh kjo. Lekët e investimeve shkojnë për të bërë fasada. Ju kanë lënë në mëshirë të fatit. Vijnë vetëm për votën?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-...