Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Taulant Balla i kërkon Ben Blushit kërkon dorëzimin e mandatit:
I uroj udhë të mbarë. Shkofshi ku të doni madje po të doni uluni këtu meqë Saliu dhe Jozefina nuk janë këtu mund të uleni këtu.
Nuk jam budist por mysliman por them një shprehje të Budës: Mos u shqetëso kurrë nga sulmet që vijnë nga i ligu sepse janë si rëra e hedhur në erë i shkojnë po të ligut. Keni vendosur të ikni rrugë të mbarë por ti nuk u solle kurrë si socialist dhe atë karrige që ke aty e mban qyl.Nuk e ke mandatin tënd. provoje në 2017.
Kthe mandatin socialist e ke marrë padrejtësisht. Ti ke braktisur socialistët kishe mendjen si të merrje PS-në. PS ka marrë përsipër të rilindë Shqipërinë dhe do e rilindë por ti u errësove se s?u bërë ministër socialist. S?u bëre ti ministër dhe socialistët dhe rilindja nuk bëjnë.
Ka dy vjet që prisje të të hiqnim ne por ne s?të hoqëm. Sot ike vetë. Le të ecë Beni vetë e ta provojë sa të duan e të respektojnë shqiptarët. Sa i takon performacës fole gabim si Saliu. Ne nuk kemi kanabizuar Shqipërinë. Ministri i Brendshëm ka bërë një punë të mirë për dekanibizimin e Shqipërisë. Udhë të mbarë paç, në emër të grupit parlamentar kërkojmë ti kthesh mandatin socialistëve që ia ke marrë padrejtësisht
Replikon Blushi: Kujt tia dorëzoj mandatin Taulant?! Rilindjes?!
Rilindja zgjodhi të mbrojë pakicën në vend të shumicës. Ju përçmoj, Jeni kastë e përçmueshme e padurueshme. Kush do të marrë mandatin tim?! Të vijë e të më bindë, Jam gati të dal me secilin prej jush ku të doni. Nëse merr një votë më shumë jam gati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/taulant-balla-ben-blushit-kthe-mandatin-socialist-e-more-qyl/