http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Dy premiera të reja nisin rrugëtimin e tyre në kryeqytet. Janë tragjikomedia ?Familja Tot? në Teatrin Kombëtar dhe komedia ?Tre Dhëndurët? në Teatrin e Metropolit më të rejat e kësaj fundjave. Këto shfaqje ringjisin në skenë aktorë që kanë lënë gjurmë në jetën teatrale të vendit si Hajrie Rondo, Gezim Rudi, Ndricim Xhepa apo Xhevahir Zeneli. Një produksion sa klasik aq edhe modern sjell Teatri i Operas dhe Baletit përmes artistëve austriakë që të dielën ju ftojnë të ndiqni një prej veprave më përrallore të Moxartit, ?Flautin Magjik?. Më e varfër është gjuha e artit vizual këtë fundjavë dhe shfaqjet për publikun e vogël, ku mungojnë mundësi të reja.
