stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Plot nje vit me pare, ne tetor 2016 humbi jeten ne nje akident tragjik ne rrugen ?Vasil Shanto?, Kliton Xhelo. E veja e tij, Diana Xhelo ngre nje sere pikepyetjesh mbi dosjen hetimore te kesaj ngjarjeje. ?Stop?-i ndjek dyshimet e saj dhe konstaton, se nuk jane marre ne konsiderate kamerat e sigurise se bizneseve apo institucioneve rreth zones se aksidentit. Po keshtu tahografi rezulton i falsifikuar e per me teper eshte bere nga shtetasi turk Xhengiz Dorgan...

Kronika e plote:
Plot një vit më parë, në Tetor 2016 humbi jetën në një akident tragjik në

rrugën ?Vasil Shanto?, Kliton Xhelo.

E veja e tij, Diana Xhelo ngre një sërë pikëpyetjesh mbi dosjen hetimore të kësaj ngjarjeje. Pas këtij denoncimi stafi i emisionit investigativ ?STOP? ndjek dyshimet e saj dhe konstaton, se nuk janë marrë në konsideratë kamerat e sigurisë së bizneseve apo institucioneve rreth zonës së aksidentit.

Po kështu tahografi rezulton i falsifikuar e për më tepër është bërë nga shtetasi turk Xhengiz Dorgan...

Diana Xhelo: ?Im shoq, pasi i përgatita mëngjesin doli nga shtëpia në orën 6 pa 10. Në largim e sipër i thotë im bir: Baba merr çelësin e makinës dhe iku sot me makinë. I mori 2 çelësat dhe si përfundim iku me motor. Pasi iku edhe djali në shkollë, unë duke u marr me punë të ndryshme, më merr vëllai në telefon dhe më thotë: Diana ka ndodhur një aksident. I thashë është e pamundur që të ketë ndodhur. Më thotë dëgjova që është e vërtetë nga të dhënat e policisë se më morën në telefon, nuk e di se si kishin pyetur. Andej pastaj më merr vëllai shkojmë në spital dhe në orën 2 ndërron jetë. Kjo ishte ndarja atë ditë me të. Ishte e tmerrshme, e tmerrshme , ai ankth, o Zot të shpëtojë, o zot të shpëtojë, si përfundim nuk e fitoi dot atë betejë.?

Por Diana ka pikëpyetje të mëdha sa i përket dosjes.

Diana Xhelo: ?Kjo dosje është një dosje skandaloze, pse e them skandaloze sepse është një kryqëzim i monitoruar nga shumë kamera, rreth 7 kamera, nuk është asnjë pamje filmike si provë materiale. Pasi u njoha me dosjen, në të është marrë një provë e paligjshme, e ka kryer një farë Xhengiz Dorgan, figuron vetëm emri i atij që është kryer në praninë e Oltion Gjonit dhe të avokatit Kujtim Qershori, por është ekspert, është alien, është njeri, unë nuk e di, është send??

Çfarë ka ndodhur me tahografin e kamionit turk, pse hidhni dyshime që ky është falsifikuar apo nuk është i saktë?

Diana Xhelo: ?Ky tahograf është i falsifikuar.?

Prokurorja e çështjes: ?Në këto kushte, kjo dosje pushohet, dmth pasoja vjen nga pakujdesia gjithmonë dhe në rastin kur.. A e lexove që është shkaktari , i bie ka qenë bashkëshorti jot.?

Denoncuesja: ?Je e sigurt për këtë??

Prokurorja e çështjes: ?Tani unë veproj në bazë të letrave, unë kam

lexuar letrat. Lexova dhe aktin e ekspertimit dhe akti i ekspertimit mua m?u duk ..?

Denoncuesja: ?Ty të mbushi mendjen që është i ...