Në vijim të operacioneve antikanabis, policia ka asgjësuar 4650 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik.<br /><br />Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kallarat, policia ka konstatuar një kasolle, ku nga kontrolli i ushtruar në të, janë gjetur rreth 100 bimë të thara brenda dhe rreth 200 bimë të tjera të mbjella jashtë saj.