Ministria e Financave ka propozuar rreth 60 ndryshime në ligjin e procedurave tatimore, duke ulur dënimet për kuponat tatimorë, për deklarimin me vonesë për pajisjet fiskale, apo për punonjësit e padeklaruar.<br /><br />Ndryshimet në ligj u paraqitën në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë nga Ministri Arbën Ahmetaj, i cili tha se janë marrë parasysh rreth 350 kërkesa të bërë nga bizneset.