Marrëzi dhe lajthitje e Presidentit Bujar Nishani. Kështu e ka konsideruar, historiani dhe shkrimtari Moikom Zeqo, dekorimin e fshehtë të 67 ballistëve, fundjavën e shkuar, në Divjakë të Lushnjes, me titull ?Martirë të Demokracisë?.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Zeqo u shpreh se, Presidenca është një institucionin për të vlerësuar ngjarje që lidhem me elitën dhe me kontributet e mëdha në histori dhe jo për të dekoruar njerëz të thjeshtë apo disa fshatarë, në rastin konkret, të gënjyer për t?u shkuar pas krerëve të Ballit Kombëtar.

Historiani Moikom Zeqo ka pohuar gjithashtu se, dokumentet angleze dhe amerikane, librat dhe dokumentet e tjera, dëshmojnë se Balli Kombëtar bashkëpunoi me pushtuesin.

Sipas tij, justifikimi i ballistëve se ?u bëmë me pushtuesin sepse ishim kundër komunistëve?, është një absurditet. Zeqo thekson se sipas kësaj logjike, Çurçilli dhe Rusvelti duhet të bashkëpunonin me Hitlerin kundër Stalinit, në emër të demokracisë, duke luftuar komunizmin. Ai tha se ka një abuzim me dhënien e dekoratave, të cilat duhet të kalojnë në filtrin e një komisioni historianësh.

Zeqo pohoi se nuk e dihet nëse ishte vlerësuar ende poeti i madh Ndre Mjeda, ndërsa kreu i shtetit ka nxituar duke dekoruar Sali Berishën.