Kritikat ndaj Lulzim Bashës kanë filluar të japin efekte në marrëdhëniet e PD-së me Majlinda Bregun.<br /><br />Ajo duket se do të ngelë e vetme për dy projektligjet e saj të depozituara në kuvend: atë për fshirjen e komenteve fyese në mediat online dhe atë të testimit psikologjik të mësuesve. Këto dy nisma të deputetes demokrate nuk do të mbështeten nga Grupi Parlamentar Demokrat.<br /><br />Burime pranë këtij grupi, saktësuan për Shqiptarja.com se nuk do të mbështeten këto nisma dhe përkatësisht dhanë dhe argumentet pse nuk janë dakord me kolegen e tyre, Majlinda Bregu.
