Përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), janë pritur sot në një takim nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përfaqësuesi i AKIP, Lavdosh Feruni, u shpreh gjatë një prononcimi për mediat se kanë marrë mbështetjen e PD, ndërsa njoftoi se protesta e radhës kundër Mbetjeve do të jetë të shtunën, në 30 Tetor.

"Ne do të reagojmë në mënyrën siç kemi reaguar tani, me reagim qytetar dhe protesta.

Z.Basha tha se PD është krah jush dhe jo ju krah nesh. Kemi mbështetjen e PD dhe do të kontribuojnë për të ndaluar importin e plehrave në komisionet parlamentare. Diskutuam edhe për çështjen e referendumit për të cilat PD ka ndërmarrë iniciativë. Të ndalojmë njëherë ligjin e plehrave dhe më pas të ndiqet edhe rruga e referendumit", u shpreh Feruni, duke theksuar se AKIP do të vijojë takimet gjatë ditës së sotme, edhe me grupin parlamentar të PS e PDIU.