Është promovuar këtë të martë në Tiranë libri i autorit Italian Antonio Pennacchi, "Kanali Musolini". Promovimi u mbajt në Institutin Italian të Kulturës, në praninë e autorit, botuesit Petrit Ymeri dhe dashamirës të letërsisë.<br /><br />Antonio Pennnachi zbuloi para të pranishmëve disa të vërteta të historisë së kanalit të famshëm. Menjëherë pas përkthimit në anglisht libri ngjalli interes dhe admirim për qartësinë e vështrimit dhe stilin në vende të tjera të botës. Libri vjen në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese ?Dituria?.
