Një sasi prej 30 kile drogë, ishte përgatitur në magazinën e zbulur me hashash në fshatin Derven, për tu transportuar drejt Malit të Zi. Kjo sasi ishte bërë gati nga të arrestuarit Gjovalin Gjokeja dhe Marius Leka.

Lënda narkotike nuk ka mundur të dalë nga magazina dhe të niset drejt Malit të Zi, për shkak se policia dhe prokuroria kanë pikasur aktivitetin e këtij, grupi duke ndërhyrë për asgjësimin e saj.

Pas arrestimit të 12 personave, financuesit dhe puntorët janë përgjuar në mënyrë ambientale në ambientet e policisë së Durrësit, duke përfituar biseda që tregojnë të gjithë aktivitetin e këtij grupi kriminal.

Ndërkohë që gjatë operacionit policia dhe prokuroria kanë zbuluar disa dhoma ku ishin ndërtuar 2 mijë rreshta me tel për të tharë sasinë e drogës.

Ndërkohë në banesën e shtetasit Kujtim Rexhepi allias Valentin Smykalova, janë sekuestruar 142 thasë të mbushur plot me drogë të thatë, e gatshme për tu paketuar dhe shitur.