Surprise Me!

Report TV - Xibrakë, kamioni del nga rruga në vendin e dëmtuar nga Shkumbini

2016-10-31 0 Dailymotion

Kthesa e Xibrakës, pjesë e segmentit rrugor Elbasan-Librazhd, vijon të jetë burim aksidentesh. Një vit më parë, lumi Shkumbin arriti të gërryejë skarpatin e rrugës, duke dëmtuar ndjeshëm rreth 50 metra rrugë. Përveç disa bordurave mbrojtëse, asnjë masë tjetër nuk është marrë për të parandaluar aksidentet, pavarësisht se rruga ngushtohet ndjeshëm në atë segment.<br /> <br />Dhe jo më kot, sot në orët e para të mëngjesit një kamion cisternë i cili transportohet karburant, ka dalë nga rruga duke përfunduar gati në lumin Shkumbin. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht me disa dëmtime si pasojë e goditjes së marrë gjatë përplasjes.

Buy Now on CodeCanyon