Deputeti Tom Doshi ka dëshmuar sot në gjyqin ndaj Mark Frrokut, ish-deputet i Parlamentit. Në fjalët që shqiptoi Doshi doli hapur në mbrojtje të Frrokut duke shtuar se pretendimet e prokurorisë për hotelin nuk qëndrojnë.<br /><br />Në dëshminë e tij dhe pse nisi fillimisht me tension midis Doshit e Prokurorit për shkak të lapsusit ku Prokurori e quajti Doshin të pandehur, ky i fundit u shpreh se është dëshmitar dhe sipas tij në hotelin që ai ka në pronësi sot s?ka patur asnjë ndërtim të paligjshëm<br /><br />?Si kur ja kam shitur Frrokut me një kontratë të ligjshme, ashtu kur e kam marrë sërish në pronësi godinën tek Rruga e Durrësit, nuk ka patur asnjë ndërtim të paligjshëm. Aty ka qenë duke u punuar dhe një hapësirë në formë tende ka qenë për të ruajtur materialet e ndërtimit nga shiu. Nëse kjo quhet ndërtim i paligjshëm atëherë e gjithë Tirana duhet të ishte në burg për tendat dhe akuza që prokuroria ka ngritur ndaj Frrokut nuk qëndron?.
