Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; I ftuar: Behgjet Pacolli

Intervista e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-rikthimi-i-behgjet-pacollit/

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është i ftuari i mbrëmjes në një intervistë ekskluzive në emisionin ?Opinion?. Pacolli, një biznesmen dhe një politikan i njohur rikthehet gjithnjë me interes dhe vëmendje tek zhvillimet që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se njerëzit e pasur ecin si elefantët, pra shkelin rreth e rrotull gjërat e vogla që nuk kanë rëndësi, që do të thotë; njerëzit që nuk kanë të ardhura, njerëzit në nevojë etj. Ai theksoi se kjo nuk është e vërtetë. Jo të gjithë e bëjnë atë, unë jam kujdesur dhe kam një parim që gjithmonë ta respektojë më të dobtin. Ky parim vjen nga një porosi e gjyshit tim, Osmanit, "ec përpara dhe përgjatë udhëtimit tënd, nëse mundesh, merr shumëçka me vete. Por nëse je i pamundur, nuk ke mundësi që të marrësh me vete ata njerëz që të rrugëtojnë me ty, të paktën asnjëherë mos i shty që ata të rrëzohen dhe vetë ti të ecësh përpara." Pacolli bëri me dije se pikërisht këtë parim e kam respektuar dhe për këtë arsye, ai tha se nuk kam shkelur rreth e rrotull si një elefant dhe sipas tij këto raste nuk i njihte në jetë.

Fevziu: Është befasuese raporti që keni me gjyshin, me Osmanin? Kam lexuar librin tuaj me kujtime ju keni gati një adhurim. A ka ardhur nga fëmijëria ky raport, apo me të vërtetë gjyshi ishte diçka e dashur për ty?
Më vjen mirë që po ma përkujton këtë kujtim, është shumë e vërtetë që unë jam munduar të paraqes rolin e gjyshit tim në jetën personale time, është shumë e vërtetë se ai ka lënë shumë mbresa në jetën time, janë shumë këshilla që unë pjesërisht, ose në shumicë të madhe janë munduar me i respektuar.

Behgjet Pacolli i është rikthyer kujtimeve të rinisë së hershme në Opinion duke rrëfyer vështirësitë që e kanë shoqëruar në fillimet e veta, përpara se të shndërrohej në një nga njerëzit më të rëndësishëm të Kosovës. Pacolli ka kujtuar momentin nga mbrëmja e tij e maturës kur nuk kishte veshjen e duhur si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. ?Unë nuk kisha as veshjen adekuate atë natë. Gëzimi më i madh për mua ka qënë atë natë kur kam dalë pa zhurmë?.-tha Pacolli. Kur u bë i pasur, Pacooli thotë se nuk e ndjeu asnjëherë përçmimin për ata njerëz që në rini e përbuznin prej varfërisë. ?Më vjen keq vetëm se atyre u ka ngelur ora. Nuk kanë ecur me ritmin e kohës. Nuk janë ata fajtorë. Është një shoqëri e tërë?-tha Pacolli.

Ndërkaq, ai ka treguar edhe rrugëtimin e tij përgjatë jetës. Pacolli ka theksuar një aspekt nga jeta e tij, kur pa para, i uritur, i thotë një siriani që shiste pizza, a mund të më jepni një pizzë pasi ju garantoj se atë do t?ua paguaj atë. Miliarderi Pacolli tregoi se ai nuk pranoi dhe u largua. ?Unë kam ecur dhe për këtë u turpërova shumë. Pastaj u largova shumë i turpëruar, më dukej se e gjithë bota po më binte mbi kokë. Një moment mu dha ...