Nga sot, artistët e ardhshëm të Liceut Artistik ?Jordan Misja? do të mësojnë dhe ushtrojnë talentin e tyre në ambiente e kushte dinjitoze. Bashkia e Tiranës përfundoi projektin e rikonstruksionit të plotë të godinës së shkollës së artistëve, ambientet e reja të të cilit u përuruan sot në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe pedagogë e nxënës të shkollës.
