Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është zhvilluar mes debatesh mbledhja e këshillit bashkiak të Vlorës, për çështjen e koncesionit të parkingjeve, për të cilin ishte ftuar të jepte informacion administratori i kompanisë Tiss park, Bashkim Shalla.
Dhjetëra qytetarë pasi kanë protestuar jashtë bashkisë kanë tentuar të futen me forcë në mbledhje.
Për rreth 1 orë janë bllokuar tek dera e bashkisë së Vlorës, ndërkohë që nuk lejoheshin nga policia bashkiake dhe ajo e rendit të futeshin në sallën e mbledhjes.
Me ndërhyrjen e këshilltarëve, janë lejuar qytetarët të ndjekin nga afër mbledhjen, e cila u shoqërua me debate.
Ndërkohë Administratori Shalla është pyetur për biletën dhe tarifat shtesë, që aplikohen në rast të mospagesës së 50 lekëshit të orës së parkimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/keshilli-...