Surprise Me!

Ora News – Donald Lu në Shkodër, marshim kundër kancerit të gjirit

2016-10-31 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori amerikan Donald Lu i është bashkuar një marshimi sensibilizues me vajzat e gratë e Shkodrës kundër kancerit të gjirit. Apeli i Ambasadorit ishte për të bashkëpunuar për shëndetin e grave dhe nënave, në funksion të një familjeje të shëndetshme. Një mesazh të fortë për kontrolle periodike të shëndetit lëshoi një e mbijetuar nga sëmundja e kancerit të gjirit.
Vajzat e gratë e Shkodrës u bënë bashkë për të sensibilizuar kundër kancerit të gjirit.
Marshimit që nisi nga sheshi ?2 Prilli? për të përfunduar përpara bashkisë Shkodër, ju bashkua Ambasadori amerikan Donald Lu dhe kryetarja e Bashkisë Ademi.
Apeli i Ambasadorit amerikan ishte i shkurtër dhe i qartë, ?Të punojmë të gjithë sëbashku për gra dhe familje të shëndetshme?.
Donald Lu: Është guximi për t?ia pranuar familjes dhe miqve të tu se ke mbijetuar, si dhe është guximi për t?u treguar vajzave dhe grave të tjera mbi nevojën e bërjes rregullisht të testimeve për t?u siguruar që ta diagnostikojnë këtë sëmundje që herët.
Mesazhin e fortë se kontrollet shpëtojnë jetë, e lëshoi Zumreta Binoshi, një grua e cila ka fituar betejën me sëmundjen e rënda falë zbulimit në kohë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/donald-lu-ne-shkoder-marshim-kunder-kancerit-te-gjirit/

Buy Now on CodeCanyon