Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreziku që iu kanoset nxënësve të shkollave nga shitësit ambulantë, fast food-et dhe në tërësi rreziku nga shumë restorante apo dyqane që prodhojnë nënprodukte mishi, ku herë herë gjendet salmonella dhe bakteri E.Coli, ishin tema e ditës së sotme në Emisionin ALERT në RTV ORA NEWS.
Të ftuar në emisionin e Granit Sokolaj, ishin Dr.Violeta Kerxhalli, Shefe e Shërbimit të Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe Prof.Kristaq Berxholi, Pedagog pranë Universitetit të Mjeksisë Veterinare në UBT.
Të ftuarit, duke folur për rrezikun që iu kanoset fëmijëve, nxënësve të shkollave nga shitësit ambulant, iu bënë thirrje atyre, e veçanarisht prindërve, që t'i edukojnë dhe këshillojnë, për të mos konsumuar këto produkte, origjina dhe vendi i përpunimit të të cilave nuk dihet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/emisioni-alert-helmi-nga-ushqimi-ambulant-rreziku-qe-iu-kanoset-femijeve-tane/