Pas pezullimit të ligjit të Vetting -ut, Gjykata Kushtetuese i është drejtuar për mendim Komisionit të Venecias lidhur me pajtueshmërinë e tij me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.<br /><br />Dokumenti në anglisht i është nisur pasditen e së premtes këtij organi këshillimor për çështjet ligjore në Këshillin e Europës. Publikimi është bërë edhe në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, që pritet të mblidhet për dhënie mendimi në datat 9 dhe 10 Dhjetor.
