Në një takim fermerët në Çorovodë ndërsa prezantonte projektin e qeverisë për qendrën e qytetit Rama është shprehur se e vetmja kryebashkiake që nuk kupton është ajo e Shkodrës, Voltana Ademi.

Ndërsa Rama u shpreh se qeveria paraardhëse në 25 vite nuk bëri asgjë dhe tashmë i kundërvihet projekteve zhvilluese.

"Janë atë që kanë qenë 25 vite në politikë që kanë pasur mundësi të bëjnë shumë gjëra dhe i kundërvihen projekteve tona", tha Rama.

Rama është shprehur se qyteti deri më tani ishte si një konvikt ku njerëzit vetëm flinin dhe e kishin të pamundur jetën sociale.