Afro 1000 fermerë nga i gjithë vendi nuk mund të jenë pjesë e përfitimeve të kredive të buta apo granteve nga qeveria për shkak se janë debitorë ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për fonde të marra më herët.<br /><br />Këta fermerë, në vite kanë përfituar nga skemat e financimit të AZHBR, por për arsye të ndryshme nuk kanë mundur t'i shlyejnë këstet e pagesave. Për pasojë, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor ka hapur procese gjysëqore ndaj tyre, proces ky që i pengon të përfitojnë nga mundësi të tjera financimi, përderisa figurojnë si debitorë.