Persona të paidentifikuar kanë vjedhur dhe vandalizuar shkollën 9-vjeçare "Gjin Pjetri" në qytetin e Laçit.

Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë, por policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Pamjet e fokusuara në këtë shkollë tregojnë qartë atë çfarë ka ndodhur. Xhamat e dritareve janë thyer, ndërsa dyert dhe bankat e klasave janë dëmtuar.

Ngjarja bëhet e ditur nga drejtues të shkollës dhe nxënës. Ata thonë se të hënën nuk u zhvillua mësim për shkak se klasat ishin dëmtuar.