Në këtë magazinë në periferi të Rrëshenit, policia sekuestroi pasditen e kësaj të mëkure një sasi të madhe kanabis sativa, që arrin në disa ton. Në prangat e bluve kanë rënë 15 persona, ndër ta edhe pronari i magazinës, Kastriot Reçi.<br /><br />Lënda narkotike është zbuluar pranë zonës së njohur si ish - pularia. Në aksion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policie, ku u përfshinë efektivë të komisariateve të Lezhës, Mirditës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë së Tiranës dhe Lezhës.
